Erdogan: E ardhmja e njerëzimit varet nga zgjidhja e çështjes palestineze

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot mori pjesë në ndarjen e Çmimeve të Paqes “Zeytin Dağı” dhe në premirën e dokumentarit “Shekulli i Fundit i Jerusalemit (Kuds)” ku deklaroi se deri më tani kanë ofruar ndihmë prej 31 miliardë dollarësh për sirianët të cilët ndodhen në Turqi.

Gjatë fjalimit të tij në event, Erdogan tha se çështja e Palestinës dhe e Jerusalemit nuk është kauzë vetëm e një populli, të një gjeografie apo të një qyteti.

“Për shkak të persekutimeve, masakrave dhe padrejtësive ndaj të cilëve u nënshtrohen, palestinezët janë simbol i të gjithë të shtypurve në botë. Ndërsa Jerusalemi i cili përgjatë historisë është qyteti i shenjtë i hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve është simbol i tubimit rreth vlerave të përbashkëta të njerëzimit. Për këtë arsye, mbrojtja e Palestinës dhe Jerusalemit nënkupton mbrojtjen e të gjitha gjërave të mira, të bukura dhe të drejta”, tha Erdogan.

Ai vuri në dukje se “E ardhmja e njerëzimit do të përcaktohet nga rezultatet e provimit që njerëzimi do t’i japë në rastin e Palestinës dhe Jerusalemit.

“Në qoftë se nga ky provim mund të dalim me një sukses të ndershëm, atëherë si njerëzim mund të shohim me siguri edhe shpresë në të ardhmen tonë. Nëse ndodh e kundërta atëherë neve mund të na presë një e ardhme e errët ku mbizotëron persekutimi dhe ku nuk ka të drejta, liri, dhe të gjitha dimensionet morale dhe të ndërgjegjes”, tha presidenti Erdogan.

Erdoğan gjatë fjalimit të tij po ashtu u shpreh se ajo që po përjetohet në Palestinë, sidomos në Jerusalem nuk është diçka tjetër përveç përpjekjes për legjitimitim madje edhe institucionalizim të persekutimeve të mizorëve. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne