Erdoğan: Është koha për zbatimin praktik të idealit të madh të Turqisë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se në 16 vitet e fundit në këtë vend nuk janë reduktuar liritë dhe të drejtat e çdo individi si dhe grupeve etnike apo fetare.

Erdoğan mori pjesë në hapjen solemne të ndërtesës dhe selisë së Fondacionit Turqit e Rinj (TUGVA) ndërsa në fjalimin e tij para pjesëmarrësve tha se Turqia në asnjë mënyrë nuk rrezikon të drejtat dhe liritë e individëve dhe grupeve që e përbëjnë shoqërinë turke.

Ai tha se është krijuar një mjedis në të cilin nuk ka diskriminim në bazë të pamjes apo përkatësisë së një grupi.

“Ne jemi duke punuar për të hequr barrierat në mes të rinjve tanë dhe ëndrrave të tyre. Është koha për zbatimin praktik të idealit të madh të Turqisë. Ai ka të bëjë me rajonin, por jo në kuptimin e ekspansionizmit”, tha Erdoğan.

Erdoğan theksoi se Turqia u jep rëndësi të madhe të rinjve dhe arsimit të tyre ndërsa të rinjtë i porositi se marrja e diplomës është dhe qëllimi i edukimit, por se nuk është qëllimi i vetëm.

Ai i udhëzoi ata që të merrnin më të mirën nga edukimi dhe të bëhen njerëz të mirë, të ndershëm dhe të aftë.

Në këtë kontekst, si shembull të rinjve ua përmendi Alija Izetbegoviçin, presidentin e parë të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

“Ne Fondacionin të rinjtë e Turqisë kurrë nuk e kemi konsideruar si ndonjë shoqatë. Ajo ka një rol të rëndësishëm në të ardhmen tonë. Të gjithë të rinjtë që janë shkolluar nën çatinë e kësaj organizate i shohim si udhëheqës që do t’i prijnë popullit të vet ashtu siç ishte dikur Alija Izetbegoviç”, ka thënë Erdoğan.

Presidenti Erdoğan tha se Izetbegoviç ishte mbret i urtësisë, luftëtar i madh dhe dijetar duke e nderuar me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne