Erdogan fton Trump për vizitë në Turqi

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ftoi homologun e tij amerikan, Donald Trump për vizitë në Turqi, ndërkohë që Ankaraja dhe Uashingtoni po afrojnë më shumë marrëdhëniet e tyre për të koordinuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Erdogani kishte ftuar Trump që të vinte për vizitë në vitin 2019 në Turqi.

“Ndonëse nuk është programuar asgjë përfundimtare, presidenti është i hapur për një takim të mundshëm në të ardhmen”, njoftoi Hogan Gidley, zëdhënës i ekzekutivit amerikan.

“Një delegacion amerikan do të vijë në Turqi këtë javë. Ata do të bisedojnë për mënyrat e koordinimit me homologët e tyre turq”, kishte deklaruar më herët për median zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne