Erdogan: Gabohen nëse mendojnë se mund ti shpëtojnë terroristët në Siri, Turqia do ti zhdukë

Në ceremoninë e inaugurimit të linjës hekurudhore Baskentray në kryeqytetin Anakara Presidenti Recep Tayyip Erdoan bëri të ditur se 4.123 terroristë janë neutralizuar nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”, të cilin Turqia e nisi më 20 janar për të pastruar grupet terroriste PYD/PKK dhe DAESH nga rajoni i Afrinit në veriperëndim të Sirisë.

Ai paralajmëroi kundër qarqeve që përpiqen t’i pengojnë operacionet e Turqisë kundër PYD-së.

“Gabohen nëse mendojnë se mund t’i shpëtojnë terroristët e PYD-së. Në një mënyrë ose tjetër, ne do të zhdukim çdo terrorist të PYD-së”, deklaroi Erdogan. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne