Erdogan i bën apel botës për të luftuar terrorizmin

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit “Çamlica” në Stamboll Presidenti Erdoan i bëri thirrje botës për një qëndrim më të prerë kundër organizatave terroriste.

Në lidhje me sulmet terroriste që bëhen ndaj faltoreve Presidenti Erdoan tha: “Tani ka ardhur koha për ti thënë ‘ndal’ mentalitetit brutal dhe primitiv që i kthen faltoret në liqen gjaku”.

Ata që marrin në shënjestër xhamitë, për nga mentaliteti nuk kanë dallim nga ata që sulmojnë kishat,- u shpreh Erdoan, ndërsa shtoi se masakrimi i të pafajshmëve, bombardimi i faltoreve është terrorizëm, brutalitet, krim.

“Ne jemi të vendosur për ta pastruar vendin dhe rajonin tonë nga të devijuarit që janë mbledhur përreth organizatave terroriste si: DAESH, Al-Kaida, FETO, PKK. Ne do ta vazhdojmë përpjekjen tonë edhe kundër terrorit neonazist. Ndodhemi në një periudhë kritike, kur mesazhet paqësore të Islamit duhet ti shprehim dhe përhapim më shumë”, theksoi kreu i shtetit turk./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne