Erdogan i përgjigjet Netanyahut: Je mizor që vret fëmijët palestinezë 7-vjeçarë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i përgjigjet pretendimeve të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu me fjalët: Je një mizor që vret fëmijët palestinezë 7-vjeçarë.

Në rendin e ditës të Presidentit Erdoan, i cili mbajti një fjalim në mitingun e organizuar në Pursaklar të kryeqytetit Ankara, ishin edhe sulmet e Izraelit në Kompleksin Al-Aksa.

Presidenti Erdogan reagoi ndaj Netanyahut duke e cilësuar si “plaçkitësi në krye të Izraelit”, ndërsa fjalimin e vijoi me këto fjalë: “Netanyahu, eja në vete. Ti je një mizor që masakron fëmijët palestinezë 7-vjeçarë. Ti je një mizor, i cili i burgos grat. Policët, ushtarët e juaj hyjnë të mbathur në faltoren tonë. Ne nuk i bëmë padrejtë asnjë hebreut këtu dhe në asnjë sinagogë nuk bëmë atë që bëni ju. Mos na provokoni. Ne nuk biem pre e kësaj loje, kjo është çështje tjetër, por do t’ju pyesim për llogari në arenën ndërkombëtare”.

Duke vënë në dukje se “do të jenë përballë tyre për çdo sulm ndaj faltores së shenjtë”, Presidenti Erdoan theksoi se nuk do të tolerojnë që Al-Aksa, Xhamia Kubetu-s Sahra të përlyhen me çizmet e policëve dhe ushtarëve izraelitë.

“Unë i dhashë direktiva ministrit tonë të jashtëm dhe ai është duke i zhvilluar të gjitha bisedimet e nevojshme ndërkombëtare. Ne nuk do të heshtim edhe nëse të gjithë heshtin”, tha Erdoan.

Ai shtoi se do të vazhdojnë deri në frymën e fundit me përpjekje që Jerusalemi të administrohet në përputhje me rëndësinë që ka për botën islame./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne