Erdogan: “Kërcënimet SHBA-Kore e Veriut të mos shndërrohen në konflikt të vërtetë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu shpresën se kërcënimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Koresë e Veriut nuk do të shndërrohen në një konflikt të vërtetë.

Pas faljes në namazit të xhumasë në xhaminë Hazreti Ali, Erdoğan, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Rreth 16 vende në botë kanë arritur një nivel serioz për sa i përket zhvillimit të armëve bërthamore. Në mesin e tyre janë tri vende të cilat kanë fuqi të madhe kur bëhet fjalë për armatimin bërthamor. Ne shpresojmë se kërcënimet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut nuk do të shndërrohen në një konflikt të vërtetë, i cili mund të mos kufizohet vetëm në mes të dy vendeve. Kjo mund të iniciojë një proces tjetër kërcënimesh. Shpresoj që në këtë drejtim të arrihet zgjidhje politike”, tha Erdoğan.

Tensionet SHBA-Kore e Veriut

Pyetjes se tensioni i përjetuar kohët e fundit mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut ka ndikuar tregjet ndërkombëtare, dhe në lidhje me këtë çështje çfarë ndryshimesh priten në Turqi, Erdoğan, iu është përgjigjur:

“Në të vërtetë unë nuk jap asnjë mundësi se do të ndikojë tregjet tona, por këtu është për tu menduar fakti që ata që shprehen vazhdimisht se janë kundër armatosjes nukleare po arrijnë në një situatë kërcënuese me njëri-tjetrin me armët nukleare. Nëse këtë punë e vërejmë me një perspektivë të përgjithshme vërejmë se ata që nuk i njohin mundësi në armatosjen nukleare vendeve të pazhvilluara ose të dobëta, kur kanë marrë në dorë fuqinë ata përpiqen të përdorin pa mëshirë këtë armë nukleare. Edhe kjo është pikëpamja ime objektive. Pra është e vështirë të kuptosh që ti të kesh dhe një tjetër të mos ketë. Uroj që këto kërcënime mes Amerikës-Koresë së Veriut të mos shndërrohen në goditje dhe gjë e cila mund të mos mbesë vetëm mes dy vendeve. Kjo mund të nxisë edhe një proces tjetër kërcënimi. Uroj që kjo të përfundojë duke u kthyer në një rezultat politik.”

Lëvizshmëria pranë pikës kufitare Cilvegözü

Duke vënë në dukje se me pikën kufitare Cilvegözü kanë qenë gjithmonë në krye të ndihmave humanitare dhe se vazhdojnë me të njëjtin mendim, Erdoğan, ka vazhduar më tej: “Por fatkeqësisht çështja e ndihmave humanitare ka dalë nga të qenit një çështje humanitare dhe ka hyrë në një proces armatosjeje. Aktualisht ne jemi përsëri për ndihma humanitare. Në këtë pikë do ta mbajmë hapur pikën Cilvegözü, por për ushqime, ilaçe, veshje etj… Por nëse puna ndryshon e bëhet fjalë për armë dhe gjëra të tilla sigurisht që është e pamundur që ne ta lejojmë. Ndërsa vazhdojnë bisedimet tona për Idlibin ku kryesisht shërbimet tona inteligjente në këtë çështje vazhdojnë bisedimet edhe me Rusinë. Gjithashtu në anën tjetër po kryhen bisedime edhe me Iranin ku dhe në lidhje me Idlibin ka një pozitivitet në bisedimet me Moskën. Siç e dini janë edhe bisedimet në Astana, bisedimet për rajonet e sigurta, por shpresoj se nëse bisedimet me Moskën, vlerësohen brenda këtyre mendoj se do të arrijmë të zgjidhim me shpejtësi Idlibin”.

Në lidhje me vizitën që do të kryejë delegacioni gjerman më 8 shtator në Konya, ai tha se duke biseduar me NATO-n ndaj kësaj kërkese të gjermanëve kanë treguar një qëndrim pozitiv. “Kjo sigurisht që nuk është një ngjarje si Inxhirliku, kjo është ndryshe. Në këtë kuadër ministria jonë e mbrojtjes ashtu edhe ajo e jashtme janë duke drejtuar këtë proces, i cili aktualisht është në drejtim pozitiv”, ka shtuar Erdoğan./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne