Erdogan kërcënon SHBA-në: Durimi i Turqisë po pakësohet

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se po pakësohet durimi i Turqisë ndaj iniciativave për të formuar një korridor terrorist në veri të Sirisë.

Presidenti Erdogan mbajti një takim me myftarët në Kompleksin Presidencial.

Kreu i shtetit turk theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që nëpërmjet PYD-së, që është fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, ta formojnë korridorin terrorist në veri të Sirisë.

Duke vënë në dukje se durimi i Turqisë është pakësuar përballë këtyre përpjekjeve, Presidenti Erdogan tha: “Ngjarjet që u jetuan në Siri dhe Irak, çdo ditë e më shumë bëjnë më të qartë qëllimin për formimin e korridorit terrorist. Nuk jemi të obliguar që ti durojmë më shumë gënjeshtrat. Ne kemi fuqi për ta zgjeruar hapin tonë që e hodhëm vitin e kaluar me operacionin Mburoja e Eufratit”.

Erdogan tërhoqi vëmendjen se Turqia është në zemër të rajonit, ku bëhen përpjekjet për të formuar korridorin terrorist, ndërsa vuri theksin në lidhjet farefisnore me këtë rajon duke thënë se “Ata, të cilët duan ta formojnë një shtet në këtë zonë, do të kthehen duarbosh. Askush të mos tentoj të formoj një shtet të ri këtu”.

Gjatë fjalimit të tij ai bëri të ditur se lideri i organizatës terroriste gyleniste FETO, e cila ndërmori një tentativë për grusht shteti më 15 korrik 2016, është strehuar në ShBA, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në qoftë se ju nuk e ekstradoni këtë person, atëherë mos kërkoni prej nesh ekstradimin e asnjë terroristi”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne