Erdogan kerkon bashkimin e muslimaneve në Samitin e Minoriteteve Muslimane Boterore

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për unitet dhe vëllazëri islame gjatë Samitit të Pakicave Muslimane Botërore që filloi të hënën në Stamboll.Duke folur në samitin e parë të pakicave myslimane në Turqi, Erdogan tha: “Dallimet nuk duhet të jenë pengesë për dashurinë dhe vëllazërinë.”Ai tha se ashtu si drejtimi i Kiblës – drejtimi që një musliman merr kur lutet – është i njëjtë, zemrat e të gjithë myslimanëve janë gjithashtu të njëjtë pavarësisht se janë në vende të ndryshme anembanë botës.Erdogan tha se sulmet ndaj pakicave myslimane ishin bërë të zakonshme në shumë vende.”Sot, sulmet ndaj myslimanëve dhe refugjatëve janë bërë të zakonshme në shumë shtete që praktikojnë demokracinë dhe ligjin,” tha ai.Ai shtoi se shtëpitë muslimane dhe vendet e punës si dhe vendet e adhurimit janë vënë në shënjestër nga grupet raciste dhe fashiste pothuajse në baza ditore.Udhëheqësi turk përmendi faktin se disa sulme anti-muslimane janë raportuar në Gjermani, Hollandë, Belgjikë dhe Francë.”Gratë muslimane po ngacmohen në rrugë, në vendin e punës vetëm për shkak se mbajnë shami koke.”Bota perëndimore dëshiron të mbrojë ideologjinë dhe mënyrën e saj të jetës përmes anti-islamizmit.”Islami, e cila është feja e vetme që mund t’i përgjigjet depresionit të njerëzve modernë, po etiketohet me emertime te rrejshme si pasoje e grupeve terroriste te themeluara paraprakisht nga te tjeret”
tha Erdogan .

Mos lejoni ‘hipokrizi’

Ai shtoi se grupet terroriste si Daesh, Boko Haram, Al Shabab dhe Organizata Fetullah (FETO) po i dëmtojne muslimanët, duke i cuar ujin ne mulli qarqeve anti-muslimane.Vendet që i kritikojne shtetet muslimane për të drejtat e minoriteteve nuk shohin pastrimin etnik të pakicave muslimane në shumë vende afrikane dhe aziatike,sipas Erdoganit.”Ne nuk duhet të lejojmë që këto hipokrizi të na ndalojne nga rruga jonë dhe lufta jonë e drejtë,” tha ai.”Muslimanët nuk kanë problem të jetojnë së bashku në paqe me fetë e tjera dhe kurrë nuk kanë pasur gjatë gjithë historisë,” shtoi ai.Ai u kërkoi muslimanëve të vazhdonin luftën kundër “standardeve të dyfishta”.Gjithashtu, duke folur në këtë ngjarje, kryeministri Binali Yildirim tha se një pjesë e vogël e popullsisë botërore kishte qasje në të gjitha mundësitë,ndërsa shumica e njerëzve vuajnë nga mungesa kronike e nevojave themelore, duke përfshirë ushqimin dhe strehimin.Ai tha se ata në grupin e vogël ishin përgjegjës për ta bërë botën një vend më të mirë për ata që përballen me diskriminimin dhe margjinalizimin për shkak tëracës, besimit dhe vlerave kulturore.Në lidhje me ksenofobinë në Evropë, Yildirim tha se 128 sulme të tilla u zhvilluan në 2016, ndërsa 33 sulme u kryen në tre muajt e parë të këtij viti.Ai tha se Turqia po kontribuonte në luftën kundër racizmit, diskriminimit dhe intolerancës si në rajon dhe në nivel global.

“Turqia mbështet projekt-rezolutat e paraqitura çdo vit në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut nga BE dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik, mbi lirinë e fesë dhe besimit dhe luftën kundër intolerancës së bazuar në religjion”, tha Yildirim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne