Erdoğan: Kriza mes vëllezërve tanë të Gjirit është e gabuar

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi së për Turqinë është e gabuar secila krizë mes vëllezërve të saj të Gjirit, pavarësisht për natyrën e problemit, dhe se është shumë i zemëruar për situatën aktuale në atë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne, muslimanët sot jemi duke kaluar në një periudhë në të cilën si kurrë më parë, duhet të mbështetesim në njëri-tjetrin dhe të bashkojmë rradhët tona. Ne të gjithë jemi duke parë problemet dhe vuajtjet e popullit në Siri, Irak, Libi, Palestinë … Për fat të keq, këtyre problemeve për çdo ditë u shtohen edhe tjera. Një shembull është edhe ajo që po ndodhë në Al-Aksa para syve të botës. Kjo është e dhimbshme pë botën islame sepse Mesxhidul Harem nuk është vetëm palestinez, por krenaria dhe shenjtëria e 1.7 miliard muslimanëve në botë”, tha Erdoğan.

Ai tha se Turqia si shtet ka dëshmuar fuqishëm qëndrimin e saj duke reaguar mbi zhvillmet.

Presidenti turk tha më tej se autoritetet e Izraelit duhet të ndalojnë me veprimet të cilat ngjallin tensione dhe destabilizojnë rajonin.

“Në cilësinë e kryetarit të Samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, nxisim qeverinë e Izraelit të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Ashtu si dje, edhe sot dhe gjithmonë Turqia do të mbështes procesin e ndërtimit të paqes dhe do të mbështesë vëllezërit palestinezë për të fituar lirinë, të drejtat dhe drejtësine”, tha Erdoğan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne