Erdogan mbështet fort Ramën…por i vë një kusht të rëndë

Ashtu sikurse para zgjedhjeve të vitit 2013 kur, i prishur me Berishën, Erdogan u bë i pari shtetar i një vendi të madh që priti Edi Ramën edhe tani presidenti turk nuk ka nguruar të hyjë në fushatën elektorale shqiptare. “Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për një solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj se shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”, ka thënë Erdogan, në intervistën për gazetarin Sokol Balla që do të transmetohet sot në mbrëmje në ora 21 00 Por mbështetjen e hapur për Ramën me të cilin ai ka krijuar një raport të veçantë lideri autokrat nuk ka nguruar që ta kushtëzojë. Në disa mesazhe, sikurse bëri edhe gjatë vizitës së fundit në Tiranë ai ka kërkuar shporrjen e idhtarëve të vllazërisë Gulen nga vendi. Erdogan ka folur për ta edhe në intervistën e sotshme: “Fejtullahistët janë kthyer në rrezik për Turqinë dhe unë do të jem shumë i qartë në këtë drejtim. Shqipëria është një vend me popullsi të vogël dhe ata mund të përbëjnë një rrezik edhe më të madh” ka thënë ai.

Erdogan që ka shtuar se investitorët turq kanë futur 3 miliardë euro në këtë vend, ka pasur miqësi shumë të fortë edhe me Fatos nanon edhe me Sali berishën. Por ai u ftoh me ish kryeministrin demokrat pasi ky i fundit nuk e dëgjoi që të votonte pro Palestinës në OKB. Dhe ky është risku i marëdhënieve me njerëz që e personalizojnë kaq shumë pushtetin. Ndaj nuk dihet se çfarë çmimi duhet të paguaj Rama për këtë mbështetje elektorale kur Erdogani e ka të qartë politikën e tij: “Nxirrini jashtë Gylenistat.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne