Erdogan: Më ka shokuar deklarata e Trumpit në lidhje me Venezuelën

Presidenti Erdogan është shprehur se: “Ju do ta respektoni atë që zgjedhet në votime. Nëse nuk e respektoni, atëherë kjo nuk quhet demokraci.”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca në Kompleksin Presidencial.

Presidenti Erdogan është shprehur se: “Ju do ta respektoni atë që zgjedhet në votime. Nëse nuk e respektoni, atëherë kjo nuk quhet demokraci. Ata të cilët luftojnë për demokracinë duhet të mbështesin ata që luftojnë për demokracinë dhe ata të cilët zgjedhen në votime.”

Erdogan shtoi se: “Maduro qëndron drejt në rrugën në të cilën beson dhe besoj se nëse vazhdon kështu, ai do ta mbështesë atë që është zgjedhur në votime, dhe i cili mbështetet edhe nga populli i Venezuelës. Nuk e shoh si të drejt përdorimin e disa metodave të cilat janë në kundërshtim me vullnetin kombëtarë. Madoru është zgjedhur në votime. Edhe mua më ka shokuar kjo deklaratë e z.Trump, si një njeri i cili beson në demokraci.”

Erdogan u shpreh se edhe pse nuk e kishte njohur më parë Maduron, ai me 15 korrik e kishte thirrur Bashkimin Evropian menjëherë, po ata e nuk e kishin thirrur Turqinë për një kohë të gjatë.

‘NUK ËSHTË REALIZUAR PREMTIMI TË CILIN E KA DHËNË BASHKIMI EVROPIAN’

Presidenti Erdogan ka thënë se Bashkimi Evropian nuk e ka mbajtur fjalën që i ka dhënë Turqisë në lidhje me çështjen e migrimit, duke shtuar se: “Premtimi që na është dhënë si 3 plus 3, 6 miliardë euro, fatkeqësisht nuk është mbajtur.”

PRESIDENTI I MALTËS: DO TË VAZHDOJMË TA MBËSHTESIM PJESËMARRJEN E TURQISË NË BE

Presidenti i Maltës, Preca ka thënë se: “Ne si Malta, do të vazhdojmë të mbështesim pranimin e Turqisë në BE. Kjo është e nevojshme për një Evropë dhe rajon të begatë.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne