Erdogan: Me Rusinë dhe Iranin biseduam për fluksin e ri të refugjatëve

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me paralajmërimin e Kombeve të Bashkuara se nga qyteti Idlib i Sirisë mund të ketë një valë të re refugjatësh drejt Turqisë, tha se këtë çështje e kanë biseduar me Rusinë dhe Iranin.

Erdoan pasi fali namazin e bajramit në Xhaminë ‘Marmara İlahiyat’ iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Në Idlib vazhdojnë sulmet e regjimit. Nga Kombet e Bashkuara erdhi një paralajmërim në formën:” Nga qyteti Idlib i Sirisë mund të ketë një valë të re refugjatësh drejt Turqisë”. A pritet një valë e tillë? Çfarë masash mund të merren?” ishte pyetja e gazetarit të cilës Erdoan iu përgjigj duke thënë: “Në çështjen e Idlibit, regjimi dhe veçanërisht Rusia bëri goditje dje ndaj disa pikave të disa organizatave terroriste që ndodhen atje. Sigurisht që në zemrën tonë qëndron dëshira që në Idlib të vendoset sa më parë një themel paqeje. Duam që atë që arritëm në Afrin të arrihet edhe në Idlib. Për sa i përket faktit që a do të ketë apo jo një valë të re refugjatësh këtë sigurisht që do e tregojë koha por për parandalimin e saj jemi duke biseduar si me Rusinë ashtu edhe me Iranin. Në këtë pikë, tel Rifati ka një rëndësi të madhe. Si ta kalojmë sa me më pak dëmtim, kjo do të jetë çështja”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne