Erdogan mesazh ngushëllimi për viktimat e aksidentit në Maqedoni

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i ka përcjellë një mesazh ngushëllimi Maqedonisë së Veriut për jetët e humbura në aksidentin rrugor që ndodhi afër kryeqytetit të vendit, Shkup.

Në deklaratën që ka bërë në lidhje me aksidentin në Maqedoninë e Veriut, Presidenti Erdoan është shprehur se e ka mësuar me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e 14 personave dhe lëndimin e mbi 30 të tjerëve në aksidentin rrugor që ndodhi të mërkurën në rrugën Shkup-Tetovë.

Erdoani u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave të aksidentit dhe popullit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

Ngushëllime ka shprehur edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë përmes një komunikate të shkruar.

“Është mësuar me pikëllim lajmi për vdekjen e 14 personave dhe lëndimin e shumë të tjerëve si pasojë e përmbysjes së një autobusi në afërsi të Shkupit në orët e mbrëmjes. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e personave që kanë humbur jetën në aksident dhe për popullin vëlla të Maqedonisë, ndërsa u urojmë shërim të shpejtë atyre që janë plagosur”, thuhet në komunikatë

Të mërkurën në mbrëmje një autobus me pasagjerë u përmbys në autostradën Shkup-Tetovë, ku si pasojë humbën jetën14 persona, ndërsa 30 mbetën të plagosur./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne