Erdogan: Mund të rikthejmë statusin origjinal të Shën-Sofisë pas zgjedhjeve të 31 marsit

Duke folur gjatë një aktiviteti të mërkurën në Stamboll, Erdogani iu referua pseudomanifestit të terroristit që kreu sulmin ndaj dy xhamive në Zelandën e Re dhe masakroi 51 persona.

“Këtu s’do të jetë Kostandinopojë. Ta dini që emri i këtij vendi është ‘Islam-boll’ dhe kështu do të vazhdojë të jetë”, tha ai.

Erdogani rikujtoi në vijim se gjatë një emisioni televiziv, në cilin ka marrë pjesë pak ditë më parë, ai ka bërë vlerësime në lidhje me hyrjen pa pagesë në Shën-Sofi.

“Na pyetën nëse hyrja në Shën-Sofi do të vazhdojë ende të jetë me pagesë? Kurse unë iu përgjigja: Jo, ne mund ta rregullojmë që hyrja në Shën-Sofi të bëhet pa pagesë. Madje jo vetëm që mund të heqim pagesën për të hyrë në Shën-Sofi, por pas zgjedhjeve mund t’i rikthejmë asaj edhe statusin origjinal. Çdo të thotë kjo? Thënë ndryshe, ne mund t’i heqim asaj statusin e muzeut dhe ta bëjmë Shën-Sofinë që të përmendet si xhami”, u shpreh kreu i shtetit turk.

Më tej, Erdogani u ndal mbi masën e administratës amerikane për Jerusalemin dhe Lartësitë e Golanit.

“Tani Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ngrihet dhe shpall Jerusalemin si kryeqytet (të Izraelit). Ashtu, ë? Lartësitë e Golanit në Siri ia bën peshqesh Izraelit pushtues; ashtu, ë? Por edhe ju do të merrni një përgjigje nga Turqia… Natyrisht që do ta merrni! Mbi të gjitha, a nuk duhet t’u japim këtyre tani një përgjigje si kryesues të radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI)? Prandaj tani ne e dhamë, po e japim dhe do ta japim këtë përgjigje si një prej përgjegjësive tona”, nënvizoi Presidenti Erdogan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne