Erdogan: Muzeu i Shën Sofisë mund të marrë sërish statusin e xhamisë

Presidenti turk Erdogan gjatë pjesëmarrjes në një program të përbashkët të disa kanaleve televizive private bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me rendin e ditës.

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se sulmi terrorist në Zelandën e Re nuk ishte individual, por i organizuar.

Presidenti Erdogan gjatë pjesëmarrjes në një program të përbashkët të disa kanaleve televizive private bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me rendin e ditës.

Erdogan preku në sulmin terrorist të ndërmarrë më 15 mars ndaj dy xhamive me interval kohor 10 minuta në qytetin ChristchurchZelandës së Re, ku humbën jetën 51 persona.

Kreu i shtetit turk theksoi se beson që udhëheqja e Zelandës së Re do ta mbajë premtimin për të zbuluar se kush qëndron prapa këtyre sulmeve.

“Deklaratat e Kryeministres, Jacinda Ardern janë për lëvdatë nga çdo aspekt. Ajo ndjeu dhimbjen e kësaj ngjarjeje”, – deklaroi Presidenti Erdogan.

Ai shtoi se me ndarja e dhimbjes me myslimanët populli i Zelandës së Re u dha mësim të gjithë atyre që nuk kanë marrë pjesën e tyre nga njerëzimi.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se a do të jetë hyrja falas për qytetarët turq në muzeun e Shën Sofisë, Presidenti Erdogan tha: “Ky nuk është një propozim anormal. Mund të bëhet, nuk është një gjë nuk bëhet. Madje mund të qëndrojmë mbi këtë çështje dhe Shën Sofisë (muzeut) t’i ndryshojmë emrin në xhami. Ashtu siç e vizitojnë turistët Xhaminë e Sulltanahmetit falas, ashtu vizitojnë edhe Xhaminë Suleymaniye, Xhaminë Fatih. Këtë gjë mund ta bëjnë edhe për muzeun e Shën Sofisë. Ajo mund të përjashtohet nga statusi i muzeut, sepse këtë status e mori shumë më vonë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne