Erdogan: Në Afrin të Sirisë kemi neutralizuar mbi 4 mijë terroristë të PYD/YPG-së

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se në kohën kur ata erdhën në pushtet eksporti i industrisë së mbrojtjes së Turqisë ishte në 20 për qind, ndërsa sot kjo shifër është rritur në 65 për qind.

Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim aktualitetit gjatë një emisioni të përbashkët të transmetuar në kanalet e Radiotelevizionit të Turqisë, TRT.

Erdogan vuri theksin në rëndësinë e rritjes ekonomike të Turqisë, e cila shënoi rritje me 7,4 për qind, ndërsa shtoi se Turqia radhitet e dyta pas Indisë në mesin e vendeve të grupit G-20 dhe e para në mesin e vendeve anëtare të Organizatës Evropiane për Bashkëpunim Ekonomik, OECD.

Duke vënë në dukje se Turqia tani ndodhet në nivelin më të ulët të papunësisë të kohëve të fundit, kreu i shtetit turk tha se edhe tek të rinjtë është vërejtur një ulje serioze në nivelin e papunësisë.

Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Turqisë gjatë operacionit “Dega e Ullirit” të ndërmarrë në zonën Afrin të Sirisë kanë neutralizuar 4 mijë e 600 terroristë të PKK/PYD/YPG-së.

Erdogan bëri të ditur se zona e Afrinit kontrollohet me 12 pika të vrojtimit.

Kreu i shtetit turk në lidhje me hartën rrugore të Menbixhit tha se organizata terroriste PYD/YPG do të largohet plotësisht nga kjo zonë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne