Erdogan në Bullgari për Samitin Turqi-BE

Samiti Turqi-Bashkimi Evropian, me mirëpritjen e Bojko Borisov, Kryeministrit të Bullgarisë, kryesuese e radhës së BE-së do të zhvillohet sot në Varna me udhëheqjen e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Në orën 19.00 Borisov do të mirëpresë mysafirët dhe pas samitit që pritet të zgjasë të paktën dy orë do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.

Në samit me në krye marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian do të shqyrtohen edhe tema të tilla si ekonomia, tregtia, siguria, lufta kundër terrorit, politika e jashtme si dhe çështje rajonale duke filluar nga Palestina, Ballkani, Siria, Arakani, Iraku e Libia./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne