Erdogan: Në KS të OKB-së dhe në OKB nuk ka drejtësi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) nuk ka drejtësi.

Presidenti Erdogan mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve të Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) dhe Akademia e Shkencave e Turqisë (TUBA), ku mbajti edhe një fjalim.

Në fjalën e tij Erdogan theksoi se myslimanëve nuk u jepet e drejta e fjalës për të ardhmen e tyre dhe për çështjet e përbashkëta të njerëzimit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Fakti që bota islame me një popullsi prej 1.7 miliardë nuk ka një anëtar të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është rezultat i këtij shtrembërimi. Prandaj ne themi se ‘Bota është më e madhe se 5’”.

Duke vënë në dukje se shpërndarja e pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara midis vendeve nuk është e drejtë, Presidenti Erdogan tha: “Çdo gjë është e lidhur për një anëtarë të përhershëm në mesin e 5 anëtarëve. OKB-ja u formua për të siguruar drejtësi në botë. As në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e as në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ka drejtësi, mos prisni dhe mos kërkoni një gjë të tillë”.

Kreu i shtetit turk tha se vartësia nga jashtë është një realitet i hidhur i botës islame, ndërsa vijoi duke thënë që “Këtu kemi të bëjmë me sindromën e mësuar të pafuqisë. Ne besojmë nga zemra se kjo do të ndryshojë. Gjatë 16 viteve të fundit Turqia me lëvizjet që bëri hoqi këmishën e vartësisë. Tani ajo nuk importon, nuk është shërbëtorë në portat e të tjerëve, por është duke qëndruar mbi këmbët e saj”.

Ndjeshmëria që Turqia tregon ndaj mbrojtjes së kufijve, duhet të tregohet edhe për mbrojtjen e të dhënave”, bëri të ditur Presidenti Erdogan, ndërsa fjalën e vijoi kështu: “Sulmet kibernetike dhe dobësia e sigurisë janë ndër kërcënimet më të mëdha që shkelin sigurinë e shtetit dhe privatësinë e njerëzve. Softueri i quajtur “Oktapod” të cilin e zhvilluam ne, parandaloi me sukses sulmin kibernetik të ndërmarrë ndaj një shtabi të komandës së njërës prej forcave tona dhe është përfshirë në një stërvitje të NATO-së që do të realizohet”.

Erdogan gjithashtu bëri të ditur se Turqia nuk njeh kufij në kërkime shkencore dhe shtoi se “Para një jave realizuam ëndrrën 20-vjeçare për të formuar Agjencinë Hapësinore dhe hodhëm një hap historik që do ta çojë vendin tonë në Super Ligë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne