Erdogan në Moskë: Vëllimi i synuar në tregtinë me Rusinë, 100 miliardë dollarë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sot realizoj një vizitë zyrtare në Rusi, Erdogan u prit me nderime të larta shtetërorë nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Qëllimi në tregtinë dypalëshe me Rusinë është të arrijmë prej 100 miliardë dollarë. Do të fokusohemi në synimet e reja në periudhën në vijim”, tha Erdogan.

Në anën tjetër, Vladimir Putin tha se krahas bashkëpunimit ushtarak-teknik, në agjendë kemi edhe finalizimin e transferimit në Turqi të sistemeve S-400.

“Me Turqinë vendosëm t’i zhvillojmë marrëdhëniet në korniza të bashkëpunimit të avancuar dhe përforcuar. Rusia dhe Turqia, si garantues të bisedimeve të Astanas, japin përpjekje të mëdha për uljen e tensioneve në Siri”, shtoi Putin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne