Erdogan: Ne nuk do të respektojmë aleatët tradhtarë

Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk do të respektojnë ata që kanë tradhtuar Turqinë.

Erdoan u shpreh në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura Turke zhvillojnë në rajonin Afrin të Sirisë.

Ai bëri të ditur se numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit më 20 janar e deri më sot ka arritur në 2021 dhe pasi të pastrohet rajoni nga terroristët këto toka do ti dorëzohen pronarëve të vërtetë, popullit të Afrinit.

Pa përmendur emrin Presidenti paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do të vijnë ata që janë zotëruesit jo ata që nuk janë zotërues. Ata që vijnë prej 11 mijë kilometrash dhe i japin rrogë terroristëve, të na falin por në qoftë se janë aleatët tanë të sillen si të tillë dhe të bëjnë atë që i takon aleatit. Nëse nuk jeni atëherë na e thoni këtë. Ne kemi ecur me aleatët dhe nuk i kemi tradhtuar ata. Ne nuk kemi respekt për tradhtarët” tha Erdoan.

Ai tha gjithashtu se pas operacionit “Mburoja e Eufratit”, 140 mijë sirianë u kthyen në vendin e tyre dhe shtoi: “Edhe me operacionin në Afrin qindra vëllezër sirianë do të kthehen në vendin e tyre”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne