Erdogan: Nëse popujt e Evropës jetojnë në paqe, kjo është falë Turqisë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se nëse popujt e Evropës jetojnë paqe, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk, raporton Anadolu Agency.

Erdoğan, këto deklarata i bëri në mitingun e partisë që ai drejton, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), në qytetin Kahramanmaraş.

“Sot, nëse popujt e Evropës jetojnë në paqe dhe siguri në tokat e tyre, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk. Por ne këtë sakrificë nuk do ta bëjmë përgjithmonë. Edhe vëllezërit tanë sirianë në vendin tonë janë përmalluar për shtëpitë, atdheun e tyre. Dëshirojnë të kthehen sa më shpejt në atdhe”, theksoi ai.

Më tej, presidenti turk ka theksuar se i vetmi vend ku sot sirianët kthehen janë vendet ku Turqia ka vendosur siguri. “Këto janë Afrini, Jarablusi dhe Idlibi. Deri më tani 311.000 vëllezër sirianë janë kthyer në këto rajone”, shtoi Erdoğan.

“Kur do ta bëjmë të sigurtë pjesën lindore të Eufratit miliona sirianë do të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha ai duke kërkuar që të mbështetet kjo përpjekje e Turqisë.

“Në lidhje me këtë bisedojmë me Rusinë dhe Iranin, kemi mbuluar një distancë serioze”, tregoi Erdoğan, duke theksuar se gjysmë milionë sirianë presin që Turqia të sigurojë rajonin e Munbixhit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne