Erdoğan ngushëllon familjen e gazetarit Khashoggi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përmes një telefonate i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Siç njoftuan burimet e presidencës turke, Erdoğan ka telefonuar familjen Khashoggi dhe është shprehur thellësisht i pikëlluar nga vrasja e gazetarit.

Presidenti turk ka theksuar se Turqia do të ndjek këtë çështje dhe se do të bëhet çdo gjë për zbardhjen e vrasjes.

Gjatë telefonatës, Erdoğan ka biseduar me djalin e gazetarit, Abdullah Khashoggi, dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne