Erdogan nuk do të takohet me bin Salman

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se nuk do të takohet me princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman gjatë një takimi të ardhshëm të G20 në Argjentinë, gati dy muaj pasi gazetari disident saudit Jamal Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll.

A Haber, një kanal televiziv kombëtar në Turqi, njoftoi se kreu turk nuk ka ndërmend të takohet me princin saudit dhe sundimtarin de facto të mbretërisë saudite gjatë takimit të G20, i cili do të mbahet në Buenos Aires nga 30 Nëntor – 1 Dhjetor. Ndërkohë, gazeta turke Hurriyet citon drejtoren e CIA-s, Gina Haspel, se agjencia posedon një regjistrim të një telefonate, në të cilën princi i kurorës saudite dha udhëzime për vëllanë e tij Khaled bin Salman për “ta heshtur Jamal Khashoggin sa më shpejt të jetë e mundur”. Vëllezërit thuhet se kanë folur për “shqetësimin” e shkaktuar nga kritikat e kolumnistit të Washington Post për administratën e mbretërisë saudite./PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne