Erdogan: Nuk mund të tolerojmë më ndaj terroristëve në Sinxhar

Para se të nisej për në Varna të Bullgarisë, ku do të shkojë për të marrë pjesë në samitin me Bashkimin Evropian (BE), Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Aeroportin “Ataturk”.

Kur një gazetar e pyeti për “lajmet se forcat irakiane kanë hyrë në Sinxhar, pas largimit nga provinca të pjesëtarëve të organizatës separatiste”, Erdoani tha: “Për disa lëvizje të Qeverisë qendrore (federale) të Irakut në Sinxhar jam informuar edhe unë nga agjencitë tona të inteligjencës. Sot do të vijë nga Iraku në Turqi një zyrtar i autorizuar për këto çështje. Dëshira jonë është që Qeveria Qendrore e Irakut ti japë hakun këtij operacioni në Sinxhar. Nëse do të ketë ndonjë vështirësi në përmbushjen me sukses të kësaj, atëherë ne jemi gati të bëjmë edhe bisedime dypalëshe”.

Turqisë i është sosur durimi ndaj strukturimit terrorist në Sinxhar, tha Erdoan dhe paralajmëroi: “Një zonë 60-70 km (larg nga kufiri ynë), një zonë që ndodhet kaq afër dhe përdoret nga organizatat terroriste për të hyrë e dalë… Turqia do të reagojë në çdo çast kundër çdo lloj provokimi që do të vinte nga kjo zonë”.

“Anëtarësimi i plotë në BE vazhdon të jetë synimi ynë strategjik. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që qarqet të cilave ua dimë qëllimin, përpjekjet dhe brendësinë të pengojnë që Turqia të ketë vend të merituar në BE si anëtar i respektuar, i barabartë i plotë në BE”, tha Erdoğan para udhëtimit për në Bullgari për të marrë pjesë në Samitin e BE-së./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne