Erdogan paralajmëron: Shpallja e Jeruzalemit kryeqytet, linjë e kuqe për myslimanët

Presidenti i SHBA-së Donald Trump duket i vendosur në qëndrimet e tij dhe tashmë ndez gjakrat jo vetëm me Korenë e Veriut por edhe me botën arabe.

Pas deklaratës se do të njoh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit të shumta kanë qënë reagimet ndërkombëtare të cilat i frikësohen faktit se një vendim i tillë do të shkaktonte trazira.

Ndërsa SHBA këmbëngul se spostimi iambasadës  së SHBA nga Tel Aviv në Jeruzalem është thjesht cështje kohe në arenën ndërkombëtare kanë nisur reagime të forta.

Turqia paralajmëron  se Jeruzalemi është në linjë e kuqe për muslimanët.

Ishte vetë presidenti turk Erdogan i cili deklaroi se shpallja e Jeruzalemit kryeqytet do të minonte marrëdhëniet diplomatike të Turqisë me Izraelin.

Një lëvizje e tillë do të shihej nga palestinezët si njohje e sovranitetit të shtetit hebarik.

Për të njëjtën cështje ka reaguar edhe  presidenti francez Emmanuel Macron i cili i ka telefonuar homologut Trump për ti shprehur shqetësimin e tij.

“Cështja e statusit të Jeruzalemit duhet të rregullohet  në bazë të negociatave të paqes mes vetë izraelitëve dhe palestinezëve’ thuhet në deklaratën e Champs Elysee.

Për Izraelin Jeruzalemi është kryeqyteti i tij, por ndërkombëtarisht kjo nuk njihet dhe selitë e ambasadave dhe përfaqësive diplomatike ndodhen në Tel Avivi, që konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar si kryeqyteti i vendit. Që të dyja palët, izraelitët dhe palestinezët, pretendojnë se Jeruzalemi është kryeqyteti i tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne