Erdogan: Paraqitja e centraleve bërthamore si kërcënim nuk është shumë bindëse

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se e gjithë bota duhet të spastrohet nga armët bërthamore.

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit të mbajtur me rastin e iftarit tradicional për ambasadorët të shtruar në selinë e partisë në Ankara preku edhe politikën e brendshme dhe të jashtme të nxitur nga populizmi e cila çdo herë vjen duke e pushtuar botën me në krye vendet perëndimore.

“Një nga manifestimet e gabuara të politikës së jashtme që shkaktojnë dëme të mëdha posaçërisht në paqen globale, janë hapat e hedhura në marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në çështjen e Jerusalemit”, bëri të ditur Erdogan.

Duke vënë theksin se Turqia mbron qëndrimin për përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore, kreu i shtetit turk tha: “Mendojmë se çdo vend ka të drejtë për të përfituar nga kjo. Gjithashtu besojmë se të gjithë duhet të respektojnë të drejtën e vendeve, të cilat dëshirojnë ti përmbushin nevojat e tyre për energji në këtë mënyrë”.

Në vijim të fjalës së tij ai foli kështu: “Ashtu siç 450 centrale bërthamore të 31 vendeve të botës, nuk paraqesin kërcënim për ne, ashtu edhe centralet e të tjerëve nuk do të paraqesin kërcënim në qoftë se kontrollohen në mënyrë të rreptë. Armët bërthamore në të vërtet paraqesin kërcënim kryesor për vendin dhe rajonin tonë. Lindja e Mesme fillimisht duhet të spastrohet nga armët bërthamore për më tepër është e nevojshme që e tërë bota të spastrohet nga këto armë”.

Duke e bërë të ditur se në duart e botës perëndimore ndodhet afërisht 15 mijë armë me testata bërthamore të cilat aktualisht janë duke e kërcënuar botën, Presidenti Erdogan tha: “Pse armët bërthamore të vendeve tjera paraqesin kërcënim për ata, ndërkohë që ata vet përdorin me lehtësi armët bërthamore? Në qoftë se duhet të veprojmë në mënyrë të drejtë, të kemi qasje të drejtë, atëherë paraqitja e centraleve bërthamore si kërcënim për ne nuk do të ishte shumë bindëse. Turqia nuk pranon përshkallëzimin e serishëm të krizave të zgjedhura përfshirë edhe atë bërthamore me Iranin. Prononcimi në favor të qëndrimit besnik ndaj marrëveshjes me Iranin që u bë nga vendet tjera nënshkruese e vlerësojmë si mjaftë pozitivë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne