Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se organizata separatiste terroriste PKK/YPG nuk mund t’i përfaqësojë kurdët.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Gjatë fjalimit të tij ai reagoi ashpër ndaj deklaratave të Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të ShBA-së, John Bolton të cilësisë së përkrahjes së organizatës terroriste PKK/YPG në Siri.

“Turqia prej fillimit është duke mbajtur qëndrim të njëjtë në lidhje me kushtetutën e re dhe zgjedhjet e lira në Siri. Ne morëm barrën më të madhe humanitare të kësaj krize. Turqia është vendi i vetëm që lufton në mënyrë efikase kundër organizatave terroriste. Me anë të operacioneve të Mburojës së Eufratit neutralizuam rreth 3 mijë terroristë të DAESH-it”, bëri të ditur Erdogan.

“Falë trupave tona, që “shfrynë tullumbacen” e DAESH-it, Siria me shpejtësi hyri në procesin e shpëtimit nga kjo e keqe”, – tha Erdogan, ndërsa shtoi se mesazhi i mbështetjes së PKK/YPG-së që Bolton e dha gjatë vizitës në Izrael, është i papranueshëm.

“Ata nuk dinë se kush janë qytetarët tanë kurdë e kush YPG/PKK-ja. Organizata terroriste PKK/YPG/PYD kurrë nuk mund të përfaqësojë vëllezërit tanë kurdë. Boltoni ka bërë një gabim shumë serioz. Nuk është e mundur që ne të bëjmë lëshime në këtë çështje. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme nëse bëhet fjalë për terroristë”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa vijoi duke thënë se “Gënjeshtrat që Turqia në objektiv mori kurdët në Siri është shpifja më e ulët, e pandershme, e shëmtuar dhe më vulgare”.

Duke vënë në dukje se përgatitjet e bëra sipas marrëveshjes së arritur me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump për një operacion ushtarak ndaj elementëve të DAESH-it të cilat janë ende aktive në Siri kanë përfunduar në masë të madhe, kreu i shtetit turk tha: “Së bashku me hapat që do ti hedhim ndaj DAESH-it jemi të vendosur për të hedhur hapa edhe ndaj PYD/YPG/PKK-së. Së shpejti do të vihemi në veprim për ti neutralizuar këto organizata terroriste në territoret e Sirisë. Natyrisht se ne e kemi obligim që të ndërhyjmë edhe ndaj terroristëve të tjerë që do të përpiqen të pengojnë ndërhyrjen tonë. Lufta e PYD/YPG/PKK-së kundër DAESH-it është një gënjeshtër e madhe. Lufta mes këtyre dy organizatave nuk është luftë parimore, por një luftë e interesave”.

Erdogan gjatë fjalimit të tij preku edhe në protestat në Francë, ndërsa bëri thirrje duke thënë se “Në mesin e ‘Jelekëve të verdhë’ në Francë ka edhe pjesëtarë të PKK-së. A thua a e kanë hetuar këtë gjë? Ne i dimë këto gjëra nga këtu. Gjëra të njëjta do të ndodhin nesër edhe në vendet tjera”./ trt

11