Erdogan premton kthimin e dënimit me vdekje

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka vazhduar akuzat ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se Turqia duhet të shkojë drejt rrugës së vet.

Ai ka premtuar se do të kthejë në fuqi ligjin për dënim me vdekje, nëse e kalon parlamenti. Erdogan, ka qenë pjesë e ceremonisë përkujtimore për 250 personat që kanë vdekur gjatë tentimit të dështuar për grusht shtet vitin e kaluar. Ai e ka akuzuar Bashkimin Evropian gjatë një fjalimi përpara pallatit presidencial në Ankara, se nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna. “Qëndrimi i Bashkimit Evropian po shihet qartë, kanë kaluar 54 vite dhe ata ende na krijojnë telashe”, ka thënë ai, duke shtuar se BE-ja ka dështuar në mbajtjen e premtimeve duke filluar nga çështja e vizave e deri tek ndihma për emigrantët sirianë. “Ne do t’i rregullojmë gjërat tona, nuk kemi zgjidhje tjetër”. Ai ka thënë se do të miratonte “pa hezitim” dënimin me vdekje, nëse parlamenti do të votonte për ta kthyer në fuqi. Marrëdhëniet në mes të Evropës edhe Turqisë ishin tensionuar pas dështimit të grusht shtetit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne