Rexhep Taip Erdogan bëri të ditur se i kishte dhënë një propozim mbretit Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite për ndërtimin e një baze ushtarake të Turqisë në territorin e Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në një intervistë me kanalin televiziv RTP të Portugalisë, deklaroi: “Unë në lidhje me këtë plan kam biseduar me mbretin Selman bin Abdulaziz gjatë vizitës që kam zhvilluar në këtë vend më 13 shkurt 2017. Mbreti Selman Abdulaziz ka premtuar se do të shqyrtojë këtë propozim, mirëpo deri më tani nuk ka dhënë përgjigje”. Kjo deklaratë e Erdogan është bërë pasi Parlamenti i Turqisë ditë më parë miratoi një projektligj i cili i jep leje qeverisë së Turqisë për dislokimin e njësive të forcave të armatosura të Turqisë në territorin e Katarit. Erdogan ka theksuar se baza ushtarake e Turqisë në Katar ka qëllim mbrojtjen e sigurisë dhe paqes në të gjithë Lindjen e Mesme./ PT

38