Erdogan-Putin bisedojnë në telefon për zhvillimet e fundit në Siri

Sipas burimeve të presidencës turke Erdogan dhe Putin në telefon kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Siri, me theks të veçantë Afrinin dhe Idlibin.

Presidenti Rexhep TaAjip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka realizuar një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas burimeve të presidencës turke në telefon liderët kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Siri, me theks të veçantë Afrinin dhe Idlibin.

Presidenti Erdoan e ka informuar homologun rus mbi ecurinë e operacionit “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) realizojnë në zonën Afrin të Sirisë. Në këtë bisedë telefonike është konfirmuar vendosmëria e vazhdimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe e veprimeve të koordinuara.

Gjithashtu në bisedën telefonike Erdoan-Putin është folur edhe për çështjet në lidhje me procesin e formimit të pikave të reja të vëzhgimit në Zonën e Çtensionimit që është krijuar në Idlib.

Të dy liderët gjithashtu kanë vënë në dukje rëndësinë e vazhdimit të ruajtjes së kontakteve të ngushta për çështjet dypalëshe dhe rajonale./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne