Erdogan-Putin rikonfirmojnë angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet e Presidencës turke, Putin e përgëzoi Presidentin Erdoan për suksesin e arritur në zgjedhjet e 24 qershorit.

Gjatë bisedës të dy liderët riafirmuan angazhimin e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë.

Erdoan-Putin vunë theksin në rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve edhe në kontekstin e çështjeve rajonale, veçanërisht në çështjen e Sirisë.

Me rastin e rizgjedhjes në mandatin e dytë. Presidenti Putin i kishte dërguar Erdoanit edhe një telegram urimi.

“Rezultatet e zgjedhjeve janë prova e mbështetjes së madhe ndaj arritjeve të Turqisë në fushat aktuale sociale dhe ekonomike si dhe ndaj politikave të ndjekura nën udhëheqjen e Erdoanit për të forcuar pozitën e vendit në politikën e jashtme”, shkruan Putin në telegrafin e tij të urimit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne