Erdogan: Raketat ruse S-400 do ti blejmë

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u tha gazetarëve në avion gjatë kthimit nga Kazakistani se ishin hedhur firmat për blerjen nga Rusia të raketave S-400, duke shtuar se është dhënë madje edhe kapari.

Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë kthimit për në Stamboll pas vizitës së tij në Kazakistan, ku kishte shkuar për samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).

Firmat për blerjen e raketave S-400 janë hedhur, është dhënë madje edhe kapari

Lidhur me pyetjen mbi gjendjen përfundimtare për blerjen e raketave ruse S-400 Erdoani tha:

“Shokët tanë i kanë hedhur firmat në lidhje me raketat S-400. Me sa jam në dijeni kanë dhënë madje edhe kaparin. Mendoj se askush nuk ka të drejtë të diskutojë parimet apo vendimet e pavarura të Republikës së Turqisë mbi industrinë e saj të mbrojtjes apo mbrojtjen e saj. Vendimet i marrim vet me pavarësinë tonë; po ashtu edhe masat mbrojtëse për të mbrojtur vendin tonë; kemi përgjegjësi për ti marrë vet edhe masat që kanë të bëjnë me sigurinë”.

Në vijim Presidenti Erdoan tha se Turqia, e cila sot është e aftë të prodhojë vet avionë me ose pa pilot, ka neutralizuar në këtë mënyrë 90 terroristë javën e fundit.

Duke iu referuar takimit të ri që do të mbahet më 14 shtator në kuadër të procesit të Astanës për zgjidhjen e krizës siriane kreu i shtetit turk u shpreh: “Në këtë moment, në Idlib po administrojmë procesin sipas dakordësimit të arritur më herët me Rusinë. Në lidhje me këtë çështje nuk kemi ndonjë mosmarrëveshje me Rusinë. Po ashtu edhe në takimin që patëm me Iranin nuk u fol për ndonjë çështje, që mund të jetë objekt përplasjeje”.

Erdoan: Nuk kam ndërmend të takohem me Esadin

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari mbi pretendimet se gjatë vizitës në Kazakistan ishte takuar me liderin e Sirisë, Beshar Esad, Erdoani tha: “Nuk jam takuar dhe nuk kam ndërmend ta takoj”.

Erdoani, qejfmbetur ndaj qeverisë gjermane

Kurse në lidhje me tensionin me Gjermaninë, Presidenti Erdoan vuri në dukje se nuk kishte asnjë problem me popullin gjerman, duke e cilësuar pikën e arritur si “një hatërmbetje ndaj qeverisë gjermane për shkak të qëndrimeve të saj të gabuara”.

“Erdogan theksoi se është i papranueshëm pozicioni i Gjermanisë si një vend që ndihmon dhe strehon terrorin” (bashkëfajtor në terror).

“Nëse ata vazhdojnë të sulmojnë, natyrisht që ne si shteti i Republikës së Turqisë nuk mund të bëjmë lëshime nga nderi ynë”, shtoi Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne