Erdogan: Rrethet e caktuara bëjnë propagandë kundër operacionit Dega e Ullirit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se mentaliteti i atyre, të cilët nuk mund ta tolerojnë operacionin “Dega e Ullirit”, i ngjanë nomadëve bashkëkohorë.

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) mbajti një fjalim në hapjen e Bienales Yeditepe të Stambollit.

Gjatë fjalimit të tij Presidenti Erdogan theksoi se disa rrethe të caktuara po zhvillojnë propagandë të qëllimshme kundër operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 20 janar, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Kreu i shteti turk rikujtoi propagandën e zhvilluar gjatë ngjarjeve të parkut Gezi në vitin 2013 të filluara me pretekst të ndryshimit të vendit të disa pemëve e që u përkrahën edhe nga jashtë.

“Tani po publikohen lajmet e rreme kundër artistëve që përkrahin operacionin Dega e Ullirit”, bëri të ditur Erdogan dhe vijoi me këto fjalë: “Krahas të gjitha shuplakave të marra nga populli ynë këta ende nuk e mblodhën mendjen në kokë. Ato çfarë bënë në Gezi tani janë duke bërë për artistët tanë, të cilët shkuan në rajonin e Afrinit dhe me këto treguan një qëndrim të pamoralshëm, qëndrim të hajdutëve”.

Ndërkaq në lidhje me fushatën e shpifjeve që po zhvillohet kundër operacionit Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se mentaliteti i atyre, të cilët nuk mund ta tolerojnë operacionin “Dega e Ullirit”, i ngjanë nomadëve bashkëkohorë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne