Erdogan: Sanksionet kundër Katarit janë çnjerëzore, jo-islamike

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan kritikoi të hënën sanksionet e vendosura kundër Katarit, duke i përshkruar ato si jo njerëzore dhe jofetare, dhe duke i bërë thirrje vendeve të Gjirit dhe arabe për ta zgjidhur këtë çështje.

“Privimi i njerëzve në Katar nga ushqimi dhe uji, udhëtimi apo adhurimi është çnjerëzor, jo-islamik”, tha Erdogan gjatë takimit të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Ankara.

Erdogani i krahasoi sanksionet me një “dënim me vdekje” për Katarin, të cilin ai e konsideron të papranueshëm.

“Katari nuk është një vend që mbështet terrorizmin, përkundrazi, është një vend që lufton së bashku me Turqinë kundër organizatës terroriste Daesh. Duke portretizuar Katarin si fajtor nuk ka përfitime për rajonin,” tha Erdogan.

Presidenti i bëri thirrje Arabisë Saudite që të zgjidhë krizën si vendi kryesor i përfshirë në konflikt.

Erdogan do të kryejë një telefonatë të përbashkët të martën me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Ai gjithashtu pritet të diskutojë çështjen me Presidentin e SHBA-së, Donald Tramp në ditët e ardhshme.

Duke filluar nga 5 qershori, Bahrejni, Komori, Egjipti, Maldivet, Mauritania, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, qeveria e mbështetur ndërkombëtarisht e Jemenit dhe një nga tre qeveritë e Libisë ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin lidhur me akuzat e pabaza se kombi i Gjirit ka financuar grupe militante. Disa vende të tjera muslimane gjithashtu zbehën marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne