Erdogan: SHBA po qeveriset nga ambasadori në Ankara

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar Uashingtonin për shkak se eshte ndikuar nga ambasadori i SHBA në Ankara lidhur me një mosmarrëveshje vizash, e cila ka tensionuar marrëdhëniet ndërmjet dy aleatëve.

Erdogan përsëriti mendimin e tij në një fjalim të enjten se ambasadori i SHBA John Bass qendronte pas vendimit për pezullimin e shërbimeve të vizave jo emigruese.

“Sa turp nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Madhe të qeverisen nga një ambasador në Ankara. Sepse këtë pozicion po mbajnë. Ata duhet të kishin thënë:” Ju nuk mund ta trajtoni aleatin tonë strategjik në këtë mënyrë, ju nuk mund të veproni kështu.’ Por ata nuk e thanë këtë,” tha ai.

“Është e papranueshme që Shtetet e Bashkuara të sakrifikojnë partneritetin strategjik të Turqisë për një ambasador të papërmbajtur. Është e pamundur që ne ti themi ‘po’.

Misioni i SHBA në Turqi njoftoi të dielën se kishte ndaluar të gjitha shërbimet e vizave jo-emigruese për shkak të shqetësimeve rreth “sigurisë së misionit të SHBA dhe personelit të saj”. Ankaraja ripërsëriti te njejtin veprim disa orë më vonë, duke përdorur një gjuhë të ngjashme.

Zhvillimi është një përshkallëzim i pashembullt midis dy aleatëve të NATO-s dhe paraqet një pasojë të madhe në marrëdhëniet dypalëshe.

Autoritetet turke arrestuan javën e kaluar Metin Topuz, një qytetar turk që punonte për konsullatën amerikane në Stamboll.

SHBA mohon pretendimet

Ambasadori Bass u tha gazetarëve të mërkurën se qeveria amerikane ende nuk kishte marrë asnjë shpjegim zyrtar nga qeveria Turke për arsyen pse punonjësi u arrestua.

Ai hodhi poshtë akuzat se të dyshuarit nën hetimet anti-terroriste  fshihen në shërbimet diplomatike të SHBA në Turqi.

Bass gjithashtu tha se masat e mara nga Turqia “ngrenë pyetjet, a është qëllimi i disa zyrtarëve që të prishin bashkëpunimin e gjatë” midis Uashingtonit dhe Ankarasë.

Topuz akuzohet se ka lidhje me një grup të drejtuar nga Fethullah Gulen, një udhëheqës fetar azilant dhe biznesmen me banim në SHBA por i kërkuar nga shteti Turk.

Ankaraja akuzon Gylenin si trurin e grushtit të 15 korrikut ku u vranë më shumë se 300 vetë.

Presidenti Erdogan, që nga përpjekja e grushtit të shtetit i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Uashingtonit për të ekstraduar Gylenin, por SHBA ka refuzuar.

Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, tha të enjten se Turqia mori një propozim nga SHBA për të zgjidhur tensionin në rritje ndërmjet dy vendeve dhe Ankaraja po e vlerësonte atë./ Gazeta Impakt

burimi:aljazeera

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne