Para se të shkonte në Soçi për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri deklarata për gazetarët në Aeroportin Ndërkombëtar “Ataturku” të Stambollit.

Erdoani shpjegoi se marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ishin çështjet kryesore në bisedimet me homologun rus, duke shtuar se do ti përcjellë edhe një herë Putinit pritshmëritë në lidhje me heqjen e barrierave për liberalizimin e vizave.

“Ne ishim në gjendje të prisnim sivjet mbi 4 milionë turistë rusë. Ne kemi gjithashtu një bashkëpunim të ngushtë edhe në fushën e energjisë. Projekti i gazsjellësit “Rryma Turke”, i cili do të çojë në Evropës për Turqisë gazin rus, por përparon me shpejtësi. Vazhdojnë punimet edhe për të vënë në punë në vitin 2023 centralin bërthamor “Akkuyu”, i cili do të ndërtohet në Mersin. Ne gjithashtu do të shkëmbejmë mendime edhe për çështjen rajonale. Një vend të rëndësishëm zënë këtu sidomos negociatat e fundit për Sirinë. Negociatat me Idlibin në qendër, janë të rëndësishme për ne”, u tha Erdoan gazetarëve.

Erdoan vlerësoi edhe deklaratat e Presidentit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, të bëra në kuadër të takimit që patën në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Vietnam, ku të dy liderët thanë se në Siri nuk mund të funksionojë një zgjidhje ushtarake, punimet duhen fokusuar në zgjidhjen politike.

“Unë për vete e kam të vështirë ti kuptoj këto deklarata. Thuhet që zgjidhja ushtarake nuk është e mundur. Nga ana tjetër, numri i njerëzve që qeveria qendrore (regjimi i Esadit) ka vrarë deri më tani me metoda ushtarake ka arritur në 1 milion. Nëse nuk bëhet fjalë për zgjidhje ushtarake, atëherë le ti tërheqin ushtarët dhe të kërkohen rrugët për ta çuar sa më shpejt të gjithë së bashku atë vend në zgjedhje”, theksoi Erdoan.

Duke iu referuar deklaratave të mëhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Luftës së Gjirit (1991), ndërsa po përgatiteshin të hynin në Irak, kinse nuk do të qëndronin përgjithmonë atje, Erdoan tha: “Ne nuk ishim dakord për hyrjen e Amerikës në Irak. Por ata hynë dhe thanë se nuk do të qëndrojnë në Irak, a janë larguar nga Iraku, nuk janë larguar. Bota nuk është budallaqe. Fatkeqësisht, disa fakte flasin ndryshe, kurse aplikimi është i ndryshëm. Shtetet e Bashkuara sot kanë 5 baza ajrore në veri të Sirisë. Dhe po përgatiten të hapin një të re në Rakka. Ka gjithashtu edhe 8 baza të tjera. Kurse Rusia ka 5 baza ustarake. Këto janë gjëra që dihen. Ku do ti vendosni këto fakte? ShBA-ja i ka dërguar Sirisë 3 mijë e 500 mauna të ngarkuara me armatim”.

Në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore që do të blihen nga Rusia, Presidenti Erdoan deklaroi se kontrata për raketat S-400 ka përfunduar, tani do të diskutohet mbi çështjet teknike.

Duke iu referuar zhvillimeve në Lindjen e Mesme Erdoani tha:

“Procesi i dislokimit të Forcave të Armatosura Turke në Katar vazhdon. Ky proces është gjithashtu një tregues edhe i rëndësisë që i kushtojmë ne rajonit të Gjirit në përgjithësi, dhe Katarit në veçanti. Të gjitha vendet e Gjirit janë vëllezërit tanë, janë miqtë tanë të vjetër. Stabiliteti dhe paqja e Arabisë Saudite, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe Omanit kanë rëndësi parësore për ne. Për fat të keq për një kohë në rajon po ndiqet politika e përçarjes së vëllait me vëllain.. Ne e dimë shumë mirë se kush e ka vënë në skenë këtë lojë. Në fakt edhe bota e di shumë mirë. Është e domosdoshme që udhëheqësit e rajonit tonë ta prishin këtë lojë duke vepruar me vizion, me mirëkuptim dhe arsye të shëndoshë”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

54