Erdogan: Sistemi ekonomik global kënaq vetëm një grup të caktuar

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vazhdon takimet në Afrikën e Jugut në kuadër të Samitit të 10-të të BRICS-it (formuar nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut).

Në ditën e fundit të Samitit, në Qendrën “Sandton Convention”, liderët e vendeve anëtare dhe të ftuara në Samit, pozuan për një fotografi të përbashkët.

I ftuar në Samit si Kryetari i radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islame edhe Presidenti Erdoan mori pjesë në fotografinë e Samitit.

Erdoan mori pjesë në drekën e shtruar dhe në Mbledhjen e Punës “BRICS Outreach”.

Në fjalimin e mbajtur në mbledhje Presidenti i Turqisë bëri të ditur se sistemi global aktual në ekonomi, përveç një grupi të vogël, nuk kënaq asnjë tjetër dhe nënvizoi se kjo gjendje duhet të ndryshojë.

“Me qëllim të krijimit të një instituti ndërkombëtar të vlerësimit të kreditimit më të drejtë dhe më asnjanës, mund të veprojmë në partneritet edhe në kuadër të BRICS, edhe në punimet e zhvilluara veç e veç në Turqi” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne