Erdogan: S’kemi shqetësime për dorëzimin e avionëve F-35 nga SHBA-ja

Presidenti i Turqisë dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të martën se nuk kanë ndonjë shqetësim në lidhje me dorëzimin e avionëve luftarakë, F-35, të cilët do të merren nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Erdogani mbajti një fjalim në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të AK Partisë në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, ku u ndal mes të tjerash edhe mbi projektrezolutën në SHBA, e cila parashikon pezullimin e dorëzimit të avionëve F-35 Turqisë.

“Në takimin tonë me (Presidentin amerikan) zotin Trump në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës (gjatë Samitit të NATO-s), ai na tregoi neve edhe deklaratën e tij që kishte bërë me shkrim, ku nuk bëhet fjalë për një diçka të tillë. Ne s’kemi ndonjë shqetësim apo përshtypje negative në lidhje me këtë çështje”, tha ai për sa i takon dorëzimit të gjuajtësve F-35.

Dy dhomat e Kongresit amerikan, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, janë pajtuar mbi projektrezolutën 716 miliardë dollarëshe të buxhetit të mbrojtjes për vitin 2019, sipas të cilës qe hedhur pretendimi se do të pezullohej përkohësisht dorëzimi i avionëve luftarakë të gjeneratës së re, F-35, për Turqinë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne