Erdogan: Telenovela e Sulltan Abdulhamidit, heroit të muslimanëve, duhet të përkëthehet dhe të transmetohet edhe në botë

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në programin “Përkujtimi i Sulltan Abdulhamitit në 100-vjetorin e vdekjes” të zhvilluar në Pallatin Yildiz në Stamboll.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se telenovela e Sulltan  Abdulhamidit, që transmetohet në kanalin TRT 1 në Turqi dhe që po pëlqehet shumë nga teleshikuesit, duhet përkthyer në gjuhë të ndryshme dhe të ‘eksportohet’ me shpejtësi në vende të ndryshme të botës.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në programin “Përkujtimi i Sulltan Abdulhamitit në 100-vjetorin e vdekjes” të zhvilluar në Pallatin Yildiz në Stamboll.
Ai tha se ajo që e bën një popull të ekzistojë, ajo që i jep popullit memorie dhe karakter është tërësia e ngjarjeve historike.

Erdogan tha se janë krenarë për historinë turke dhe çdo popull ka fatin të zotërojë një histori të tillë si dhe bëri të ditur se nuk neglizhojnë të marrin mësim nga e kaluara.
Ai tha se Sulltanin Abdulhamid e shohin si personalitetin më të madh vizionar dhe strategjik dhe shtoi: “Fjala e Abdulhamidit ‘bashkimi dhe uniteti është mbi çdo fuqi’ vazhdon të jetë udhërrëfyesi i të gjitha punimeve tona si shtet dhe si popull”.
Kreu i shtetit turk falënderoi Radio Televizionin Turk që u ka mundësuar teleshikuesve një telenovelë të tillë si “Payitaht Abdulhamid” dhe nënvizoi se kjo telenovelë duke u përkthyer në gjuhë të ndryshme duhet të ‘eksportohet’ me shpejtësi në vende të ndryshme të botës.

Erdogan tha se përkujtojnë me rahmet Sulltan Abdulhamidin, që ashtu siç shprehet edhe historiani turk Profesor Doktor Ilber Ortayli, ka vënë vulën e tij në botë si perandori i fundit universal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne