Erdoğan thirrje për fillim të ri të marrëdhënieve turko-gjermane

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka bërë thirrje për hapje të një faqe të re në marrëdhëniet turko-gjermane në prag të epokës së sfidave të reja globale.

“Ngjarjet dramatike në botë e bëjnë të domosdoshëm si për Gjermaninë, ashtu edhe për Turqinë, që të hapet faqe e re në marrëdhëniet bilaterale ashtu që të dyja vendet t’i lënë anash dallimet dhe të fokusohen në interesat e përbashkëta”, shkroi Erdoğan në një tekst të publikuar të mërkurën në gazetën gjermane “ Frankfurter Allgemeine Zeitung” në prag të vizitës së tij në këtë vend.

Ai theksoi se të dyja vendet përballen me sfida dhe kërcënime të ngjashme si terrorizmi, lëvizja ilegale e migrantëve dhe lufta tregtare.

“Jemi të obliguar që në mënyrë racionale t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona të bazuara në interesa të përbashkëta”, theksoi presidenti turk.

Ai theksoi se të dyja vendet duhet të fokusohen në interesat e përbashkëta dhe sfidat e përbashkëta.

“Të përqendrohemi në interesat tona të përbashkëta, sfidat dhe kërcënimet e përbashkëta me të cilat përballemi. Megjithë mosmarrëveshjet tona, duhet të mbajmë të gjitha rrugët e dialogut të hapura, të vazhdojmë të bashkëpunojmë, të tregojmë ndjeshmëri maksimale dhe të përpiqemi të kuptojmë ndjeshmëritë tona reciproke”, shkroi Erdoğan.

Presidenti turk të enjten do të udhëtojë për një vizitë shtetërore në Gjermani me qëllim të përmirësimit të lidhjeve politike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne