Erdogan thirrje të forta për NATO: Na thirrët në Ballkan, erdhëm, ku je?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan kritikoi NATO-n, duke porositur se Turqia i është përgjigjur thirrjeve të NATO-s në shumë vende, ndërsa NATO sot nuk është në rajonin e Sirisë, raporton Anadolu Agency.

Erdoğan qëndroi në qytetin jugor turk Mersin, ku foli në Kongresin e partisë në pushtet, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti). Në fokus të fjalimit të presidentit turk ishin ngjarjet në Siri, ndërsa me këtë rast dha kritika në llogari të NATO-s.

“Ku është NATO? Ne kaq shumë luftojmë këtu. A nuk është Turqia një anëtare e NATO-s? Ku je? Në Afganistan menjëherë thirri të gjitha anëtarët e NATO-s, e çfarë është me Sirinë? Vendet anëtare të NATO-s në Siri, të kishin forcë do të na kundërshtonin, por nuk guxojnë sepse e shohin qëndrimin e drejtë të Turqisë”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Ajo që ne donim. Na thirrët në Afganistan erdhëm, na thirrët në Somali erdhëm, na thirrët në Ballkan erdhëm. Tani ne të thërrasim ty, eja, hajde në Siri. Pse nuk vjen?”.

Duke folur për operacionin “Dega e Ullirit”, të cilin forcat turke e zbatojnë në veri të Sirisë, Erdoğan konfirmoi se deri tani janë neutralizuar së paku 3.212 terroristë.

Ai shtoi se ky operacion vazhdon ngadalë për shkak të kujdesit të Turqisë ndaj civilëve. “Nëse ne, si terroristët dhe disa vende, lënë mënjanë ndërgjegjen, moralin dhe ndjeshmërinë, marrja e Afrinit do të ishte një punë prej tre ditësh”, theksoi presidenti i Turqisë.

Ai tha se vendi i tij nuk pretendon asnjë territor, porse ky territor duhet të pastrohet nga terroristët. “Momentalisht kemi nën kontroll 850 kilometra katrorë. Qëllimi është të vendosim nën kontroll 2.000 kilometra katrorë”, tha Erdoğan, dhe shtoi: “Atë që ne duam nuk është territori i dikujt, por për ta pastruar atë hapësirë nga terroristët. Ku shfaqen terroristët, ne jemi atje”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne