Erdoğan: Turqia dhe Rusia, marrëveshje për krijimin e një zone të demilitarizuar në Idlib

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke vënë në dukje se me presidentin rus, Vladimir Putin, edhe njëherë janë dakordësuar për zgjidhjen e çështjes së Idlibit në bazë të një qasjeje në përputhje me frymën e Astanas. tha se “Në kuadër të vlerësimeve që kemi bërë, Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një zone të demilitarizuar”.

Presidenti Erdoğan dhe homologu i tij rus, Putin, u adresuan në një konferencë të përbashkët për media pas takimit bilateral dhe atij mes delegacioneve të zhvilluar në rezidencën presidenciale në Soçi të Rusisë.

Duke vënë në dukje se me presidentin Putin kanë patur mundësinë së fundmi të diskutojnë në samitin trepalësh në Teheran çështjen me temë “Sirinë”, Erdoğan tha se, “Në Teheran si Turqi shprehëm qartë ndjeshmërinë tonë. Ndërsa sot patëm mundësinë të negociojmë se si mund të zbatojmë në terren dakordësimin që kemi arritur në Teheran. Në bisedimet dypalëshe dhe mes delegacioneve kemi arritur përparime të rëndësishme për gjetjen e një rrugëdaljeje për shqetësimet tona të ndërsjella në Idlib”.

“Me të nderuarin Putin edhe njëherë jemi dakordësuar për zgjidhjen e çështjes së Idlibit në bazë të një qasjeje në përputhje me frymën e Astanas. Në kuadër të vlerësimeve që kemi bërë, Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një zone të demilitarizuar. Opozitarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në territoret ku gjenden. Përballë kësaj bashkë me Rusinë do të sigurojmë që grupet radikale që do të përcaktojmë të mos operojnë në këtë territor në fjalë”, deklaroi presidenti Erdoğan.

“Rusia do të marrë masat e nevojshme për të siguruar se nuk do të sulmohet zona jo-konflikuale e Idlibit”, tha Erdoğan, duke shtuar se “sërish sëbashku do të sigurojnë përcaktimin dhe pengimin si të provokimeve nga palët e treta po ashtu edhe të shkeljeve në lidhje me marrëveshjen e arritur”.

– “Besoj se kemi parandaluar përjetimin e një krize njerëzore”

“Rusia dhe Turqia do të kryejnë patrullime të koordinuara në të dy anët e kufirit në zonën e demilitarizuar që do të përcaktohet”, ka theksuar Erdoğan, duke u shprehur se, “Turqia do të forcojë edhe pikat vëzhguese që ka aktualisht në rajonin jo-konfliktual të Idlibit. Me këtë marrëveshje besoj se kemi parandaluar përjetimin e një krize të madhe njerëzore në Idlib. Turqia, sikurse që në fillim të krizës siriane, do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në çështjen e Idlibit. Kjo marrëveshje ashtu sikurse është një fitore e rëndësishme që Turqia të mos përballet me barra të reja, është po aq e rëndësishme edhe për vendet palë të kësaj çështjeje, kryesisht Rusinë”.

Pasi ka vënë theksin se në bisedë kanë tërhequr vëmendjen se zonat ku tregojnë prani terroristët në territorin sirian nuk janë të kufizuara vetëm me Idlibin, presidenti Erdoğan vuri theksin se, “PYD-YPG është struktura e vërtetë që kërcënon sovranitetin territorial të Sirisë dhe sigurinë kombëtare të Turqisë. Janë të qarta masakrat dhe spastrimet etnike që kjo organizatë kryen në lindje të Eufratit. Kërcënëmi më i madh për të ardhmen e Sirisë, më shumë se Idlibi është pozicionimi i këtij terrorizmi në lindje të Eufratit. Është e nevojshme që fillimisht të eliminohen këto pjesë të terrorizmit”.

Pas fjalimeve të të dy liderëve, mes ministrit turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu, u nënshkrua “Memorandumi i Mirëkuptimit për Stabilizimin e Situatës në Rajonin e Reduktimit të Tensionit në Idlib” mes Turqisë dhe Rusisë.

Në takim nga delegacioni turk ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, kreu i inteligjencës turke (MIT), Hakan Fidan, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın dhe kreu për Komunikimin në Presidencë, Fahrettin Altun.

Ndërsa si pjesë e delegacionit rus në takim morën pjesë ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov, ministri i Energjisë, Alexander Novak, ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Presidenti rus Putin pasi ka vënë në dukje se ka rrezik të sulmeve nga luftëtarët në Idlib kryesisht ndaj zonave në Halep, Himejmim dhe Tartus, ku ndodhen bazat ushtarake ruse, ai ka shprehur se, “Kemi biseduar të gjitha këto situata në detaje dhe kemi vendosur. Që në 15 tetor në rajonin e delimitarizimit të formojmë një zonë deri në 15-20 km mbi vijën e kontaktit. Ndërkohë këto luftëtarë do të tërhiqen nga zona. Me propozim të të nderuarit Erdoğan jemi dakordësuar për tërheqjen e armëve të rënda nga ai rajon. Të gjitha grupet opozitare do të tërheqin armët e rënda nga zona. Për kontroll në atë rajon do të formohen mekanizma kontrolluese të përbashkëta nga ushtarët rusë dhe turq. Në Hama do të merren masat e sigurisë me palën turke. Rusia dhe Turqia kanë konfirmuar vendosmërinë e tyre në luftën kundër terrorizmit në Siri”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne