Erdogan: Turqia gjatë historisë u doli për zot të gjithëve pa dallim

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia gjatë historisë i doli për zot të gjithë të shtypurve pa dallim.

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit turk tërheq vëmendjen në tragjeditë e jetuara në Detin Mesdhe dhe theksoi se Turqia ka shfaqur një qëndrim të ndërgjegjshëm përballë krizave që jetohen në Siri dhe Irak.

Në mesazhin e tij Presidenti kritikon vendet Perëndimore për qëndrimet e tyre ndaj emigrantëve, ndërsa thotë se “Ndërkohë që shumica e vendeve Perëndimore fshihen prapa telave me gjemba Turqia u bë një portë e sigurt për 4 milionë refugjatë, ku 3 milionë e gjysmë janë sirianë”.

Erdogan në mesazhin e tij gjithashtu tërheq vëmendjen se Bashkimi Evropian nuk i përmbushi zotimet financiare ndaj Turqisë për refugjatët sirianë.

Duke theksuar se Turqia gjatë historisë i doli për zot të gjithë të shtypurve pa dallim, Presidenti Erdogan uroi që Dita Botërore e Refugjatëve të kontribuoj në zgjidhjen e vështirësive që po përjetojnë refugjatët./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne