Erdogan: Turqia mund ti “mbrojë interesat e ShBA-së, sirianëve”

Në një artikull që ka shkruar për gazetën amerikane “The New York Times” Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e ka cilësuar si hapin e duhur vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për t’u tërhequr nga Siria.

“Tërheqja e ShBA-së nga Siria duhet të planifikohet me kujdes dhe të realizohet në bashkëpunim me partnerët e duhur për të mbrojtur interesat e Uashingtonit, bashkësisë ndërkombëtare dhe të popullit sirian”,- thotë Erdoan duke vënë theksin në rëndësinë që ka Turqia në këtë proces.

“Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, është i vetmi vend me fuqinë dhe angazhimin për ta kryer këtë detyrë”, nënvizon Erdoani në artikullin që ka shkruar për “The New York Times”.

Ne nuk kemi ndonjë problem me kurdët e Sirisë,- nënvizon Eroan, ndërsa i nëvizon faktin që organizata terroriste separatiste YPG/PKK merr nën armë të miturit.

“Ne e dimë që shumë të rinj sirianë duke mos pasur zgjidhje tjetër në kushtet e luftës janë bashkuar me radhët e PYD/YPG-së, e cila është krahu sirian i PKK-së, që kjo e fundit është pranuar si organizatë terroriste nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Sipas organizatës së monitorimit të të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) terroristët e YPG-së shkelin të drejtën ndërkombëtare duke rekrutuar nën armë fëmijët. Pas tërheqjes së ShBA-së nga Siria ne do të bëjmë një “proces intensiv verifikimi” dhe luftëtarët fëmijë do ti ribashkojmë me familjet e tyre”, thekson kreu i shtetit turk.

Në vlerësimin që i bën përpjekjes së Turqisë me DAESH-in, Erdoani jep edhe një herë mesazhin e vendosmërisë në luftën kundër terrorizmit.

Me operacionet tona “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” që kemi realizuar (në Siri) ne e kemi penguar organizatën (DAESH) ti afrohet kufijve të NATO-s. Ne i kemi shkaktuar dëme të rëndësishme aftësive të organizatës për të kryer sulme terroriste në Turqi dhe Evropë. Fitorja nuk do të jetë kurrë e terroristëve. Turqia do të vazhdojë të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur edhe për sigurinë e saj, edhe për të mirën e bashkësisë ndërkombëtare”, thekson Erdoan.

Në artikullin që ka shkruar për “The New York Times” Presidenti Erdoan jep edhe sinjale mbi aktorët që do të luajnë rol në të ardhmen e Sirisë.

“Një prioritet tjetër për ne është sigurimi i përfaqësimit të mjaftueshëm politik për të gjitha grupet. Territoret siriane, që për momentin janë nën kontrollin e organizatave terroriste YPG/PKK, do të administrohen nga këshillat (asambletë) vendore, të cilat do të zgjidhen me votën e popullit dhe nën vëzhgimin e Turqisë. Gjithkush që nuk ka lidhje me organizatat terroriste do të gëzojë të drejtën e përfaqësimit të komunitetit të vet në qeverisjen vendore”, sqaron Erdoan.

Duke nënë theksin në përpjekjet e mëdha që po bën Turqia në drejtim të sigurimit të integritetit territorial të Sirisë, Presidenti Erdoan shkruan: “Turqia dëshiron që në këtë proces të gjithë hapat ti ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me vendet mike dhe aleate. Si një vend aktiv në proceset e Gjenevës dhe Astanës (për zgjidhjen e krizës siriane), Turqia është në pozicionin e ‘emëruesit të vetëm të përbashkët’ që mund të punojë njëherësh edhe me ShBA-në, edhe me Rusinë. Edhe çështjen e Sirisë ne do ta zgjidhim mbi bazën e këtyre partneriteteve”.

Duke u bërë thirrje të gjithë aktorëve për të bashkuar forcat për t’i dhënë fund terrorit të DAESH-it dhe për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë, Erdoani thotë se Turqia “po bën vullnetarizëm për ta përballuar këtë barrë të rëndë në një kohë kritike në histori“.

“Ne jemi duke llogaritur atë që bashkësia ndërkombëtare do të qëndrojë me ne”,- shtoi ai.

Tërheqja e ShBA-së nga Siria

Erdoan tha se Presidenti Donald Trump “kishte bërë thirrjen e duhur” në marrjen e vendimit lidhur me tërheqjen e forcave amerikane nga Siria.

Muajin e kaluar Trump shpalli papritur vendimin e tij për të tërhequr të gjithë 2.000 trupat amerikane nga vendi i shkatërruar nga lufta, duke u përballur me kritika nga shumë aleatë dhe ndihmës të sigurisë, duke përfshirë edhe kabinetin e tij.

Duke kujtuar se në vitin 2016, Turqia u bë vendi i parë që vendosi trupa tokësore luftarake në Siri për të luftuar organizatën terroriste DAESH, Erdogan shkruan për “The New York Times” se kjo e pengoi DAESH-in t’u afrohej kufijve të NATO-s dhe të kryente sulme në Turqi dhe Evropë.

Presidenti tha se trupat turke së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane “shkuan derë më derë për të çrrënjosur militantët” e DAESH-it në Al-Bab, në ish-kalanë e tyre.

Ai tha se qasja e Turqisë mundësoi një “mjedis të qëndrueshëm” për popullin sirian, pasi infrastruktura mbeti e paprekur, shkolla u rihap, një spital i financuar nga Turqia siguroi mbështetje mjekësore dhe projektet e biznesit krijuan mundësi punësimi.

“Ky mjedis i qëndrueshëm është shërimi i vetëm për terrorizmin”,- shtoi ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne