Erdogan: Turqia s’ka pasur kurrë problem me kurdët

“Të identifikosh organizatën terroriste PKK/PYD me popullatën lokale është ofendimi më i madh që mund t’u bëhet vëllezërve tanë kurdë”, tha ai në një takim me anëtarë të Dhomës Tregtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Këshillit Turko-Amerikan.

Erdogani vuri në pah se marrëdhëniet turko-amerikane i kanë kaluar me sukses të gjitha vështirësitë, sprovat dhe testet e stresit.

“Ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së ka një marrëdhënie aleate të bazuar në interesa të përbashkëta, të fortë, tërësore dhe strategjike. Edhe hera-herës në marrëdhëniet tona ballafaqohemi me ulje-ngritje si pasojë e divergjencave, partneriteti ynë ia ka dalë mbanë vështirësive të shumta”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit turk theksoi se vendi i tij është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e luftës antiterrorizëm në zonat nga të cilat trupat amerikane do të tërhiqen.

“Ne shprehëm gatishmërinë për të eliminuar DAESH-in, por kjo punë u bë me PYD/PKK-në”, tha Erdogani duke paralajmëruar se fatura e kësaj do të pritet vite më vonë.

Ai potencoi se Turqia është e vendosur për të luftuar kundër të gjitha organizatave terroriste që përbëjnë kërcënim për Turqinë vetë, për rajonin e saj dhe për tërë botën.

“Disa qarqe besnike të administratës së vjetër (amerikane), të cilat përpiqen të zëvendësojnë organizatën terroriste DAESH me grupe të tjera terroriste me duar të përgjakura, janë duke bërë propagandë të zezë kundër vendit tonë që prej fillimit. Të identifikosh organizatën terroriste PKK/PYD me popullatën lokale është ofendimi më i madh që mund t’u bëhet vëllezërve tanë kurdë. Aktualisht, vëllezërit tanë kurdë që arratisen nga sulmet e DAESH-it dhe nga zullumet e PKK/PYD-së, strehohen vetëm dhe vetëm në Turqi”, vijoi presidenti turk.

Erdogani kritikoi gjithashtu ndihmat në armatime të SHBA-së për organizatën separatiste terroriste PKK/PYD.

“Megjithatë Amerika ende tani nuk i ka pranuar këta si organizatë terroriste. Këtu qëndron edhe shqetësimi ynë”, theksoi ai.

Në fund, Presidenti Erdogan bëri thirrje edhe për ndërtimin e qyteteve me kontejnerë për refugjatët në zonat e sigurta, nëse mendohet një qasje humanitare në Siri./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne