Erdogan: Ultimatumi i vendeve të Gjirit ndaj Katarit shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi sot se ultimatumi i paraqitur nga Arabia Saudite dhe aleatët ndaj Katarit, që e akuzojnë për mbështetje të terrorizmit, ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Ne mbështesim qëndrimin e Katarit sepse ne mendojmë se lista me 13 kërkesa është kundër të drejtës ndërkombëtare”, deklaroi presidenti turk, cituar nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency”.

Doha konfirmoi dje se kërkesat, mes të cilave mbyllja e televizionit Al-Jazeera, reduktimi i marrëdhënieve me Iranin apo mbyllja e bazës turke në Katar, nuk ishin të arsyeshme.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Bahreini dhe Egjipti i dhanë KAtarit 10 ditë kohë për të përmbushur këto kërkesa, një masë e gjykuar e padrejtë nga Doha

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne