Erdogan uroi Putin për rizgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Rusisë

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan uroi Vladimir Putin, i cili u rizgjodh për President të Rusisë.

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës, Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Erdogan e uroi Putin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të mbajtura ditën e diel.

Gjatë bisedës të dy liderët prekën edhe në samitin tresh për çështjen e Sirisë ku do të marrë pjesë edhe Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani që do të mbahet në Stamboll gjatë muajit të ardhshëm. Të dy liderët konfirmuan vendosmërinë e tyre për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne