Erdogan uron liderët myslimanë me rastin e Bajramit të Ramazanit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me rastin e Fitër Bajramit zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz.

Sipas informacioneve të marra, në bisedën ku Presidenti Erdoan dhe Mbreti Selman i uruan njëri tjetrin bajramin e Ramazanit u konfirmua edhe rëndësia e përforcimit në çdo fushë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Erdoan dhe Mbreti i Arabisë Saudite, Selman përshëndetën edhe rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që kërkon mbrojtje për palestinezët.

Kreu i shtetit turk bisedoi gjithashtu me kreun e shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas dhe diskutoi zhvillimet e fundit në Palestinë.

Erdoan tërhoqi vëmendjen në miratimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të vendimit, për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe theksoi se Turqia do të jetë gjithmonë mbështetëse e kauzës së drejtë të palestinezëve.

Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Pakistanit, Memnun Hysejin të cilit i uroj Gëzuar Bajramin.

Sipas informacioneve të Presidencës, liderët e dy vendeve konfirmuan edhe rëndësinë e përforcimit në çdo fushë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Pakistanit si dhe biseduan për çështjet rajonale.

Në bisedë u shpreh kënaqësia për rezultatin pozitiv të bisedimeve në kuadër të Planit të Veprimit të paqes dhe Solidaritetit ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit si dhe u theksua rëndësia e solidaritetit në platformën ndërkombëtare për çështjen e Palestinës. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne