Erdogan, “vëlla i madh” edhe për maqedonasit

“Turqia do të jetë gjithmonë në anën e Maqedonisë” mësohet të ketë deklaruar Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në një konferencë të organizuar në Stamboll nga shoqatat e emigrantëve të Ballkanit, aktivitet i transmetuar live në mediat turke.

Siç raporton MPT në  Maqedon, Erdogan mësohet të jetë shprehur se “turqit dhe maqedonasit janë vëllezër dhe se Turqia do të jetë gjithmonë në mbështetje të Maqedonisë” . Presidenti turk i quajti “të padrejta” kundërshtimet greke për anëtarësimin e Shkupit në NATO, duke thënë se “Turqia nuk do të lejojë ndryshimin e emrit të Maqedonisë. “Për ne, Ankaraja dhe Shkupi nuk kanë asnjë ndryshim dhe ne nuk do të lëmë vetëm vëllezërit tanë dhe ne gjithmonë do të jetë me ta”– përfundoi presidenti turk.

Kreu i Republikës turke ishte të hënën dhe në Vatikan ku u takua me Papa Françeskun. Presidenti turk shoqërohej ndër të tjera nga gruaja e tij Emine, vajza Esra dhe pesë ministra të qeverisë turke. Në fund të bisedës së tyre, Papa Françesku i dhuroi Erdoganit një medalje me “Engjëllin e Paqes”. “Është simboli i një bote të bazuar në paqe dhe drejtësi. Ai është engjëlli i paqes që  pengon demonin e luftës”– tha Papa. Nga ana e tij, Erdogan i dha Papës një tryezë qeramike me pamje të Konstandinopojës dhe një kuti librash nga teologu musliman Mevlana Rumi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne